Fevziu pas ankesave të Kishës Ortodokse: Kryepeshkopin e kam ftuar disa herë, nuk mund të imponojë debatin publik

Ka reaguar gazetari Blendi Fevziu pas akuzave të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë përmes një letre drejtuar Tv Klanit, si “minues i harmonisë fetare”. Fevziu e cilëson qesharak këtë reagim dhe përmes një interviste për gazetën Mapo sqaron se Kisha Ortodokse ka refuzuar në vazhdimësi të dërgojë përfaqësues në emisionet e tij. “Askush nuk ka të drejtë të diktojë apo të devijojë debatin publik”, thotë Fevziu dhe jep raste analoge me komunitetet e tjera fetare, kur përfaqësuesit e tyre janë ftuar dhe kanë refuzuar, duke u zëvendësuar me personazhe publikë që kanë ide të përafërta. “Parimi i emisionit është që të ndërtohet mbi ngjarjen ose debatin e ditës. Po sipas këtij parimi, në debat ftohen palët e përfshira në këtë debat. Nëse njëra palë refuzon të vijë, ajo zëvendësohet me institucione apo persona që kanë mendime të ngjashme ose të njëjta me palën e përfshirë në debat. Dhe thelbi i debatit funksionon. Ideja që duke u tërhequr, do ta lenë problemin të harrohet, nuk funksionon. Ua kemi bërë të qartë edhe politikanëve. Nëse nuk vijnë, vendin e tyre e zënë analistët që kanë përqasje të afërt me idetë e tyre. Askush nuk mund ta diktojë debatin publik dhe as mund ta devijojë atë”, thotë Fevziu. Për Mapo-n janë prononcuar edhe pjesëmarrës të tjerë të panelit të emisionit të datës 3 qershor.
Lexoni më gjatë në linkun: http://mapo.al/2014/06/sinodi-shenjte-vs-opinion-fevziu-protesta-e-kishes-qesharake-ka-marre-fund-koha-kur-dikujt-mbyllej-goja/
a.k
Add new comment