PBDNJ-PR, ultimatum qeverisë mbi Himarën: Jo 7501-it dhe bashkimit me Vranishtin. Ndryshe, referendum “për të vendosur të ardhmen”

Postuar në 24 Qershor, 2014 02:47

Dy parti politike, PBDNJ-ja në qeverisje dhe PR-ja në opozitë, janë bashkuar në Himarë të mbështetura nga Organizata e Minoritetit Etnik Grek Omonia dhe disa shoqata lokale, për të shpallur zyrtarisht vendimin për mosbindje civile ndaj ligjit Nr.7501 “Për ndarjen e tokës bujqësore në përdorim” duke deklaruar se “populli i Himarës njeh vetëm pronat e trashëguara nga gjyshërit, bazuar në nenin 41 të Kushtetutës së Shqipërisë”. Gazeta Shqiptare njofton se me anë të një “ultimatumi” prej tri pikash drejtuar qeverisë shqiptare në 19 qershor 2014 paralajmërohet mbajtja edhe e një referendumi lokal “ku populli i Himarës të shprehë vulletin e vet për të vendosur për të ardhmen e tij”, në rast se nuk do të merret në konsideratë propozimi për bashkimin në një njësi më vete administrative të Bashkisë Himarë me Komunën Lukovë. Vendimi i dy partive shqiptare, i mbështetur nga OMONIA dhe pesë shoqata lokale vjen fill pas takimit konsultues që ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Bledi Çuçi zhvilloi me banorë të zonës për reformën e re administrativo-territoriale. Në këtë bashkëbisedim Çuçi theksoi se “njësitë vendore të Himarës, Vranishtit dhe Lukovës do të përbëjnë një zonë funksionale më vete që do t’u sigurojnë banorëve më shumë të ardhura”. Por nga ana e tyre himariotët e pranishëm në këtë bashkëbisedim duke mos refuzuar bashkimin me Lukovën kontestuan bashkimin me Vranishtin. Më herët Çuçi, në emër edhe të qeverisë shqiptare, ka bërë të qartë se me ndarjen e re territoriale të vendit, Himara nuk do të jetë një njësi administrative më vete, pasi sipas tij këtë status do ta gëzojnë vetëm zonat minoritare.

a.k

Comments

Submitted by Vranishti (not verified) on

Me sa duket PDIU eshte gati te hyje ne koalicion me PS-LSI,ikin 3 vijne 5 ...

O Dule po cne kjo frike nga Laberia hahahahhaha

Submitted by Progonati (not verified) on

Oooo, me vonese. E nxorri koken gjarpri me ne fund. Janullatosi nuk po prononcohet? Kishte kohe qe vinte verdalle kjo teme.

Lerini mor integrimet evropiane, shikoni mbylluni gojen ketyre qelbsirave.

Ligji 7501 i mire i keq eshte njesoj per te gjithe, nuk mund te beje Himara perjashtim. Tokat qe kane qene ferme, pra prone shtetorore, i mbeten shtetit dhe jepen vetem ne perdorim. Ku i kane pare keto "tapite" e te pareve keta?

Deri sot po hiqeshin si greke, sot po hiqen edhe si pronare.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Nuk eshte ndonje shenje mencurie te mbleksesh kishen ne cheshtje sociale si prona dhe ndarja administrative dhe te flasesh me te tille perbuzje per nje njeri te shenjte. Natyrisht urrejtja qe sjellin disa ne blog nuk demton ata qe shan, sepse i shari shan.  Me vjen keq qe ne kete blog kane fituar te drejten e qytetarise dhe fjalet e rruges (nuk behet fjale per nje mendim llogjik nga perfaqesuesit e rrugeve). Me sa duket modeli parlamentar i Berishes po perhapet si krisje e zeze edhe ne blogje serioze.

Submitted by Progonati (not verified) on

Cudi se hiresia e tije e shumeshenjteruar nuk  ngurron te merret me varre ushtaresh greke apo me mbledhje kockash. Nuk kane ngurrar kurre te mallkojne librat shqip apo te vrasin njerez prapa kraheve. Cdo gje qe perfshin me shume se nje person eshte politike. Ti je dhe tip greku dhe duhet ta dish kuptimin e fjales politike.

Ndonje koment per keta "pronaret" ke?

Lere rrugen se nuk ke ngelur ti te na vesh note ne sjellje.

Submitted by Dukati (not verified) on

Shikojini pak fytyrat e ketyre qe jane pas. A ngjajne keta per greke?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.