Shuhet ëndrra kroate për Botërorin. Meksika e “fundos” 3-1. Ndahen çiftet e para: Brazil-Kili dhe Holandë-Meksikë

Ishte e pamjaftueshme performanca e Kroacisë në ndeshjen e fundit të grupit A me Meksikën. Pas pjesës së parë të kujdesshme 0-0, në pjesën e dytë Meksika (foto, portieri Oçoa) tregon dhëmbët duke shënuar tre gola dhe dëshmuar potencë, teknikë dhe qëndrueshmëri. Kombëtarja kroate e trajnerit Niko Kovaç nuk pati qartësinë e duhur në sulm për të shfrytëzuar rastet, ndërkohë që Meksika ishte dukshëm më agresive dhe e etur. Golat e pjesës së dytë nga Rafa Markez, Guardado dhe Hernandez, e bënë të pavlefshëm reagimin me gol të kroatëve me Ivan Perishiç. Nga ana tjetër Brazili bëri detyrën me Kamerunin, 4-1, me dy gola të Neimarit, Rozës dhe Fredit. Shorti nga fituesit e dy grupeve të para është ndarë. Në 16-she ndeshen Brazil-Kili dhe Holandë-Meksikë.
a.k
Add new comment