“Plas peshku” në Lazarat, gjenden 26 mln lekë të vjetra të fshehura. Kujdes policor për të frenuar joshjen nga mëkati

Një polic rrugor tentoi sot të “devijonte” destinacionin e një makine të sekuestruar në Lazarat dhe u arrestua, por në fshatin ku “ka plasur peshku”, joshja është e madhe. Thasë me drogë, armë e objekte të shtrenjta, deri edhe para të fshehura, janë objekte për të cilat Policia e Shtetit po bën kujdes maksimal të mos “ndërrojnë dorë” në morinë e uniformave që lëvizin. Në fakt, gjatë kontrolleve të forcave të policisë gjatë ditës së sotme, është bërë e mundur që në një tunel në fshatin Kordhocë, të gjendet një sasi lekësh. Nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milionë e 480 mijë lekë të vjetra, të cilët u bllokuan në cilësinë e provës materiale.
a.k
Add new comment