Arkiv-Lajme

“Plas peshku” në Lazarat, gjenden 26 mln lekë të vjetra të fshehura. Kujdes policor për të frenuar joshjen nga mëkati

Postuar në 23 Qershor, 2014 15:07

Një polic rrugor tentoi sot të “devijonte” destinacionin e një makine të sekuestruar në Lazarat dhe u arrestua, por në fshatin ku “ka plasur peshku”, joshja është e madhe. Thasë me drogë, armë e objekte të shtrenjta, deri edhe para të fshehura, janë objekte për të cilat Policia e Shtetit po bën kujdes maksimal të mos “ndërrojnë dorë” në morinë e uniformave që lëvizin.

Spanja fiton kur nuk i hyn më në punë, holandezët vazhdojnë “fluturimin”

Postuar në 23 Qershor, 2014 14:54

Nga çfarë u pa në fushën e lojës, duket se Spanja bëri ndeshjen e fundit me Australinë, atë që duhet ta kishte bërë që në fillim: Formacioni spanjoll me Vijën, Matën, Torresin etj në fushë, mposhti bindshëm “kangurët” 3-0, në një ndeshje që vlen vetëm për prestigj. Sa për Holandën, një mbyllje perfekte e grupit me tre fitore dhe nëntë pikë, në përballjen e fundit me Kilin. Pjesa e parë do të përfundonte në barazim pa gola. Në pjesën e dytë ka më shumë grintë dhe dëshirë për të fituar. Arjen Roben është sërish i papërmbajtshëm, pavarësisht se golat i shënojnë të tjerët.

“Tërhiqet” Sudani, gjykata liron gruan myslimane të dënuar me vdekje, që mori fenë e bashkëshortit të krishterë

Postuar në 23 Qershor, 2014 13:00

Një “elasticitet” të pazakontë për shkak të presionit ndërkombëtar, ka treguar një gjykatë sudaneze që ka urdhëruar lirimin e një gruaje 27 vjeçare e cila ishte dënuar me vdekje muajin e kaluar pas ndërrimit të fesë, nga ajo islame në të krishterë. Rasti i Mariam Yahya Ibrahimit, e cila është e martuar me një amerikan të krishterë, Daniel Wani, ka nxitur reagime ndërkombëtare.

Daçiç i indinjuar që Shqipëria nuk ngushëlloi Serbinë për viktimat e përmbytjeve. Është ish kryeministri i vendit që s’ka kërkuar ende falje për spastrimin etnik

Postuar në 23 Qershor, 2014 12:40

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka thënë se janë disa shtete që nuk u treguan korrekte ndaj Serbisë pas përmbytjeve të muajit maj dhe për këtë arsye, do t’u dërgohet reagimi zyrtar.

“Një nga këto shtete është Shqipëria”, ka thënë Daçiç në Samitin Ekonomik të Serbisë, transmeton Koha.net. Sipas Daçiçit, Shqipëria nuk i ka dërguar as telegram ngushëllimi Serbisë as që ndonjëri prej zyrtarëve të atij shteti është regjistruar në librin e zisë, kurse për ndihmë, siç ka thënë ai, “as të mos flasim”.

Vijon prezenca e policisë në Lazarat, Aliko dhe pleqësia e fshatit kërkojnë “normalizim të jetës sociale”

Postuar në 23 Qershor, 2014 11:11

Ndërkohë që Policia e Shtetit edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar operacionin në fshatin Lazarat, kryetari i komunës Dasho Aliko ka bërë thirrje që shteti të ndihmojë që fshati t’i kthehet normalitetit. Strukturat policore dhe hetimore vijojnë punën për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjësimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.

CEZ, “sherri” me çekët mund të mbyllet me 95 mln euro. Erdhën, hëngrën, ikën

Postuar në 23 Qershor, 2014 10:10

Më mirë 95 milionë sesa 200 milionë euro. Pas afro 10 muajsh negociata, qeveria Rama është në prag të përmbylljes së marrëveshjes më të vështirë me shtetin shqiptar, atë me kompaninë çeke “CEZ”, njofton Vizion Plus sipas disa burimeve. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti dhe parashikon se shifra pranë realitetit që qeveria do të paguajë arrin në rreth 95 milionë euro. Kjo shifër konsiderohet si një arritje për palën shqiptare, pasi kompania çeke do të kërkonte një dëmshpërblim prej 200 milion eurosh në gjykatën e Arbitrazhit në Paris.

KOASH letër ankese Fevziut: Mjaft me shpifje televizive ndaj Kishës

Postuar në 23 Qershor, 2014 09:57

Puntata e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut pas shenjtërimit të Katedrales Ortodokse në Tiranë dhe intervistës së patriarkut serb Irinej, ka shqetësuar Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e cila i ka dërguar një letër Tv Klanit. Gazeta Panorama njofton për përmbajtjen e letrës, ku theksohet së pari pasaktësia e titullit të emisionit, “Kryepeshkopi i Serbisë dhe Kisha e Janullatosit”, pasi Irinej është patriark dhe jo kryepeshkop; dhe së dyti, institucioni quhet KOASH dhe nuk është pronë e ndonjë njeriu të caktuar.

13 ish faturistë në CEZ, batërdi në mbifaturime, mbi 2 milionë usd. Lista e të akuzuarve

Postuar në 23 Qershor, 2014 09:05

Në “kohën e artë” të CEZ-it çek, kur ankesat për mbifaturime kishin mbushur raftet e prokurorisë, ata kishin bërë batërdinë. Sot prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim kërkesën ndaj 13 ish-punonjësve të CEZ Shpërndarje, të akuzuar për veprën penale të “Fallsifikimit kompjuterik”, parashikuar nga neni 186/a, prg.2 i Kodit Penal.

PD kujtohet për reformën territoriale. Basha: Të rrihen mendimet, po na kthejnë te modeli i Enverit

Postuar në 23 Qershor, 2014 08:08

Nën kostumin e kryebashkiakut, kreu i PD-së Lulzim Basha ishte i pranishëm sot në konferencën e shoqatave të të zgjedhurve vendore, ku morën pjesë kryetarë komunash e bashkish, ekspertë dhe grupe interesi. Përfaqësuesit e bashkive dhe komunave kërkojnë konsulencë të gjerë për reformën territoriale, që zëri i tyre të dëgjohet dhe theksojnë se rritja e autonomisë dhe decentralizimi janë më të rëndësishme se sa kufijtë dhe hartat. Në fjalën e tij, Basha u shpreh se modeli i reformës territoriale që propozon sot qeveria e kthen vendin tek modeli i Enver Hoxhës.

Militantët e ISIS ekzekutojnë gjykatësin që dënoi Sadamin. Revista Time: “Fundi i Irakut”

Postuar në 23 Qershor, 2014 07:46

Është ekzekutuar nga militantët e ISIS, gjykatësi që dënoi me vdekje Sadam Husenin. Raouf Abdul Rahman, që dënoi me varje diktatorin në vitin 2006, u vra nga rebelët si hakmarrje për ekzekutimin e 69- vjeçarit. Vdekja e tij ende nuk është konfirmuar nga qeveria e Irakut. Ndërkohë Sekretari i Shtetit, John Kerry ka mbërritur në Bagdad, në një vizitë surprizë. Të dielën, duke folur nga Egjipti, Kerry paralajmëroi militantët sunitë se “ideologjia e dhunës dhe shtypjes nuk është një kërcënim vetëm për Irakun, por për të gjithë rajonin”.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme