“Tërhiqet” Sudani, gjykata liron gruan myslimane të dënuar me vdekje, që mori fenë e bashkëshortit të krishterë

Postuar në 23 Qershor, 2014 13:00

Një “elasticitet” të pazakontë për shkak të presionit ndërkombëtar, ka treguar një gjykatë sudaneze që ka urdhëruar lirimin e një gruaje 27 vjeçare e cila ishte dënuar me vdekje muajin e kaluar pas ndërrimit të fesë, nga ajo islame në të krishterë. Rasti i Mariam Yahya Ibrahimit, e cila është e martuar me një amerikan të krishterë, Daniel Wani, ka nxitur reagime ndërkombëtare. Britania, muajin e kaluar e ka thirrur në takim të deleguarin e Sudanit në këtë shtet në shenjë proteste ndaj vendimit. Avokati i Mariamit, Mohaned Mostafa, ka thënë se ajo tashmë është liruar dhe për shkaqe sigurie është dërguar në një shtëpi, vendi i të cilit nuk është bërë i ditur. “Familja e saj është kërcënuar më parë dhe ne jemi të shqetësuar se dikush do të mund të bëj përpjekje për ta lënduar atë”, i ka thënë Mostafa Reuters-it. 

a.k
 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.