Vijon prezenca e policisë në Lazarat, Aliko dhe pleqësia e fshatit kërkojnë “normalizim të jetës sociale”

Ndërkohë që Policia e Shtetit edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar operacionin në fshatin Lazarat, kryetari i komunës Dasho Aliko ka bërë thirrje që shteti të ndihmojë që fshati t’i kthehet normalitetit. Strukturat policore dhe hetimore vijojnë punën për kontrollin e territorit dhe ambienteve, me qëllim gjetjen e asgjësimin e lëndëve narkotike, sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, kryerjen e veprimeve procedurale dhe hetimore, si dhe vënien para drejtësisë të atyre personave që kanë kryer veprime të kundraligjshme.
"Jeta në fshat është paralizuar. Duhet të vendoset një komunikim normal i shtetit me banorët. Është anormale kjo situatë që po shoqëron sot fshatin”, tha Aliko për News 24, pas një takimi që kreu me pleqësinë e fshatit, një institucion ky mesa duket i ngritur nga vetë banorët. “Situata në fshatin Lazarat është në gjendje të rëndë duke pasur një paralizim të cdo aktiviteti social. Me Pleqësinë u theksua për funksionimin e shtetit dhe që tani e tutje komunikimi me shtetin duhet të jetë normal dhe korrekt. Në këtë takim secili paraqiti mendimin e tij dhe ne dolëm në deklaratë për mediat e ndryshme, kërkuam një takim me drejtorinë e policisë së qarkut, aty do të bëhen prezent dhe pikat tona që do u bëhen të ditur këtyre autoriteteve”, u shpreh Aliko.
a.k
Comments
Jetuat 23 vjet me kriminelet
<p>Jetuat 23 vjet me kriminelet dhe nuk u ankuat njehere,tani qe policia largoi kriminelet po e quani terror psikologjik. Ti Aliko duhesh futur ne burg bashke me ata qe gjuajten kunder policise.</p>
Ja, ky eshte me i rrezikshmi
<p>Ja, ky eshte me i rrezikshmi nga te gjithe lazaratasit. Do ta shohim me vone kete bumbareq!</p>
Add new comment