Arkiv-Lajme

Panorama: Peticioni i LSI-së për një ministër të PS-së nisi pas një dreke

Postuar në 22 Qershor, 2014 05:22

Një deklaratë e bërë publike nga deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli, ndërsa po përgatitej operacioni i ndërhyrjes policore në Lazarat, ka shkaktuar jo pak diskutime në media ditët e fundit. Nisma e deputetëve të LSI-së, e njoftuar nga Kadeli, paralajmëronte dorëzimin e një peticioni për largimin e një ministri të kabinetit “Rama”.  Menjëherë media ka aluduar se bëhej fjalë për ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Pas intervistës së Ekrem Bardhës, vjen reagimi: Kisha Ortodokse është plotësisht Autoqefale. Kjo falë punës së Kryepeshkopit Anastas

Postuar në 22 Qershor, 2014 03:57

Kisha Ortodokse e Shqipërisë ka reaguar publikisht ndaj një intervistë të botuar në gazetën “Panorama” me 16 qershor, ku shqiptaro-amerikani i njohur Ekrem Bardha deklaronte se “me Janullatosin, Kisha është e varur nga influenca greke e sllave”. Në këtë intervistë, Bardha shprehej se me veprimtarinë e tij, Anastas Janullatos “e ka zhveshur këtë kishë nga autoqefalia që Fan Noli themeloi 100 vite më parë”.

Express: A e dini se edhe Miroslav Klose është dhëndër i yni?

Postuar në 22 Qershor, 2014 02:55

Futbollisti i njohur Miroslav Klose, i cili shënoi kundër Ganës dhe arriti ta barazojë rekordin e brazilianit Ronaldo me 15 gola të shënuar në Kampionate Botërore, është i martuar me një shqiptare. 

Gruaja e Kloses, i cili është gjerman etnik i lindur në Poloni, quhet Silvia. Ata kanë dy fëmijë, njëri quhet Luan e tjetri Noah.  Gazeta “Express” shkruan se ndërkohë nëpër forume të ndryshme të internetit dhe rrjete sociale thuhet se Silvia ka nënshtetësi polake, por është me origjinë nga Kosova, më saktësisht nga Mitrovica.

n.k

Xhufi: Historia e Murtajës në Shqipëri

Postuar në 22 Qershor, 2014 01:21

Në historinë mesjetare të Europës, epidemitë e murtajës (e njohur ndryshe edhe si vdekja e zezë) krahasohen me luftërat për faktin se në mungesë të mundësisë së kurimit të saj, sillte shfarosje masive të popullatës, trazira e rrënim ekonomik. Epidemitë e saj vlerësohet të kenë përgjysmuar popullsinë e Europës. Kjo sëmundje dhe pasojat e saj përmenden vazhdimisht në historitë e vendeve të tjera dhe janë trajtuar gjerësisht megjithatë në historinë e Shqipërisë është folur pak ose aspak. Profesor Pëllumb Xhufi sjell sot një studim për historinë e murtajës apo “vdekjes së zezë” në Shqipëri.

Barroso në Tiranë, statusi thuajse i garantuar

Postuar në 21 Qershor, 2014 16:49

Presidenti i Komisionit Europian, José Manuel Barroso pritet që të vizitojë Shqipërinë në fund të këtij muaji. Lajmi raportohet nga “Shqiptarja.com” duke cituar burime nga KE.

Pritet që vizita të vijë në një moment, kur Bashkimi Europian do të ketë vendosur për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Barroso drejton prej vitesh Komisionin Europian, institucion që ka rekomanduar tre herë rresht që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat.

Braçe: Ja pse u dha urdhri për arrestimin e Zyhdi Dajtit. Të hetohet Basha

Postuar në 21 Qershor, 2014 14:45

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar në profilin e tij në Facebook foto të një pallati në ndërtim. Sipas tij bëhet fjalë për pallat të bllokuar nga INUK dhe kjo thotë Braçe është arsyeja e urdhrit për arrestimin e Zyhdi Dajtit.

“Zyhdi Dajti u arrestua nga Prokuroria se ka bllokuar këtë ndërtim!!! Në të djathtë zë tërësisht dritaret dhe ballkonet e pallatit ekzistues!! Kjo leje e Lulzim Bashës është skandaloze. Ndërtimi jo vetëm që duhet pezulluar, por leja kriminale e Bashës duhet hetuar”, shprehet Braçe.

S.S

Rama viziton kanionet e Skraparit: Mos e humbisni

Postuar në 21 Qershor, 2014 14:15

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë fundjavë kanionët e Skraparit. Rama, në postimet e tij të Twitter shprehet se kanionët janë një destinacion turistik që nuk duhen humbur dhe shpreh falënderim për Ilir Metën për këtë suprizë.

“La Stampa”: Papa në Shqipëri, në vendin më mysliman në Evropë, për dialog, aty ku jetohet në harmoni fetare

Postuar në 21 Qershor, 2014 09:40

Papa do të shkojë në vendin më mysliman në Evropë për dialog. Kështu e ka komentuar “La Stampa”, vizitën e lajmëruar të Papës në Shqipëri. Marco Impagliazzo (kryetar i Komunitetit të Shën Egidio) dhe Stefano Ceccanti (ish-president i Fucit), që të dy analizojnë vizitën e Papës së Vatikanit në Shqipëri, si një vend i dashur për Kishën Katolike, sepse këtu besimtarët u persekutuan si në asnjë vend tjetër, sidomos pasi diktatori Enver Hoxha në vitin 1967 e shpalli Shqipërinë shtetin ateist të parë në botë.

Raporti i DASH: Shqipëria dhe Kosova vende burimi dhe destinacioni për trafik të qenieve njerëzore

Postuar në 21 Qershor, 2014 09:02

Departamenti i Shtetit publikoi raportin vjetor për trafikun e qenieve njerëzore dhe sërish Shqipëria por edhe Kosova bëjnë pjesë në grupin e dytë, ku klasifikohen vendet, qeveritë e të cilave nuk i përmbushin plotësisht standardet minimale për luftimin e këtij trafiku, por që bëjnë përpjekje të mëdha drejt përmbushjes së tyre.  

Revista zvicerane: Hashim Thaçi “bosi i nëntokës”, në fundvit para Gjykatës Speciale

Postuar në 21 Qershor, 2014 08:53

Hashim Thaçi mund të dalë para Gjykatës Speciale. Kështu thotë Revista zvicerane “Weltwoche”, në një artikull të saj ku mban një qëndrim shumë të ashpër dhe kritik për gjendjen aktuale në Kosovë. Në këtë artikull thuhet se për shkak të krimeve të kryera gjatë luftës nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi mund të dalë  para Gjykatës Speciale në fund të këtij viti.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme