Raporti i DASH: Shqipëria dhe Kosova vende burimi dhe destinacioni për trafik të qenieve njerëzore

Postuar në 21 Qershor, 2014 09:02

Departamenti i Shtetit publikoi raportin vjetor për trafikun e qenieve njerëzore dhe sërish Shqipëria por edhe Kosova bëjnë pjesë në grupin e dytë, ku klasifikohen vendet, qeveritë e të cilave nuk i përmbushin plotësisht standardet minimale për luftimin e këtij trafiku, por që bëjnë përpjekje të mëdha drejt përmbushjes së tyre.  

 Në këtë raport thuhet se Shqipëria edhe Kosova, janë vende  burimi dhe destinacioni për burra, gra, dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe për punë të detyruar. Femra dhe fëmijë i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual brenda Shqipërisë dhe në vende të tjera të Evropës. Grupe kriminale rekrutojnë femra duke u ofruar punësim si kameriere, banakiere, kërcimtare, apo këngëtare në vendet fqinje, si në Kosovë, Greqi dhe Maqedoni dhe i nënshtrojnë ato ndaj trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual.

 Ndërsa në Kosovë, thotë raportin, është shtuar numri i vajzave 14 – 17 vjeçare që shfrytëzohen për qëllime seksuale në shtëpi private, klube nate,  apo qendra  masazhesh. Trafikantët i mashtrojnë ato duke u ofruar punë si kameriere, këngëtare ose kërcimtare në restorante dhe i shfrytëzojnë më pas për qëllime seksuale në apartamente private.

S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.