Pas intervistës së Ekrem Bardhës, vjen reagimi: Kisha Ortodokse është plotësisht Autoqefale. Kjo falë punës së Kryepeshkopit Anastas

Postuar në 22 Qershor, 2014 03:57

Kisha Ortodokse e Shqipërisë ka reaguar publikisht ndaj një intervistë të botuar në gazetën “Panorama” me 16 qershor, ku shqiptaro-amerikani i njohur Ekrem Bardha deklaronte se “me Janullatosin, Kisha është e varur nga influenca greke e sllave”. Në këtë intervistë, Bardha shprehej se me veprimtarinë e tij, Anastas Janullatos “e ka zhveshur këtë kishë nga autoqefalia që Fan Noli themeloi 100 vite më parë”. (Lexo intervistën e plotë: http://www.panorama.com.al/2014/06/16/bardha-me-janullatosin-kisha-eshte-e-varur-nga-influenca-greke-e-sllave/)

Pas këtyre deklaratave, 4 klerikë të Kishës Ortodokse kanë nënshkruar një deklaratë publike në të cilën kritikojnë ashpër Ekrem Bardhën.“Në gazetën “Panorama”, të së hënës, 16 qershor 2014, ka një shkrim të tillë, me titull “Me Janullatosin Kisha është e varur nga influenca greke e sllave, nga “shqiptaro-amerikani” Ekrem Bardha, që nga sa duket nga mënyra e të shprehurit, amerikane ka vetëm paratë. Ai pretendon se “Kryepeshkopi Anastas e ka zhveshur këtë kishë nga autoqefalia e Fan Nolit” Nuk e di nëse z. Bardha ka qenë me pushime dhe nuk e ka ndjekur atë që ndodhi më 1 Qershor në Tiranë, por e njoftojmë se në kryeqytetin e Shqipërisë u mblodhën të gjitha Kishat Ortodokse të botës, 4 patriarkë, 4 kryepeshkopë dhe përfaqësuesit e 4 patriarkëve të tjerë, pikërisht për të afirmuar atë që na e mohon z. Bardha. Kisha Ortodokse e Shqipërisë jo vetëm është plotësisht Autoqefale, si asnjëherë në historinë e vendit tonë, por është e barabartë me të gjitha Kishat e tjera Ortodokse, të cilat pa asnjë përjashtim e njohin dhe e pranojnë si të tillë. Kjo është vepër madhore e punës së jashtëzakonshme të Kryepeshkopit Anastas, që e ka ngritur Kishën tonë më lart se kurrë” shkruhet në reagimin e Kishës Ortodokse.

Ndërsa jepen kundërargumentet e deklarimeve të Bardhës në intervistë, Kisha Ortodokse shkruan se “kjo mënyrë të shprehur dhe të sjelli ndaj Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, nuk e forcon bashkimin kombëtar dhe harmoninë fetare, por i cënon ato”. Reagimi mban emrat e klerikëve shqiptarë të Kishës Ortodokse Jovan Korroveshi, Gjerasim Çakalli, Stavri Çipi dhe Spiro Kostoli.

Lexo reagimin e plotë: http://orthodoxalbania.org/old/index.php/lajme/2265-pergjigje-ndaj-disa-qendrimeve-kunder-kishes-orthodhokse-autoqefale-te-shqiperise-te-z-ekrem-bardha

n.k

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

me të vërtetë që e njohin të tjerët si autoqefale,por në fakt tërë kjo njohje është fasadë!!fasadë e maskuar nga njerëz si ju me emra shqiptarë!!

ju hidheni në zjarr për grekun anastas,po të kërkoj ai që kisha "autoqefale shqiptare" të mos jetë e tillë,ju do të jeni të parët që do të nënshkruani varësinë e saj nga kisha greke!bile do të vini dhe me "fakte bindëse" se kjo është e drejtë,bile e bekuar nga zoti vetë!
hy lapangjoz të etur për pushtet,bythëlëpirës!
njerëz që të vetmin gjak që njihni është ai besimit të verbër fetar!!

Submitted by eli (not verified) on

Ti more njeri se smund te te quaj zotni,

ke urejtje per kishen , por kjosdote thote te mohosh faktet.

Janolloto ka ndihmuar Shqiperine gjite keto vite dhe te gjothe njerezit qe jane drejtuar kishes per ndihme. Ai ska nevoje qe ti njihetvepra nga disa injorant shqiptare se veprimtaria e tij eshte e njohur ne gjite boten, dhe ai eshte nje autoritet dhe nje intelektual i njohur.

Por ndihma per kishen vleresohet nga shqiptare te ndershem dhe open mind qe shikojne te verteten se kisha shqiptare do ndihme te fitoje experience mbas 40 vjet katastofe.

Submitted by anticensurë (not verified) on

me të vërtetë që e njohin të tjerët si autoqefale,por në fakt tërë kjo njohje është fasadë!!fasadë e maskuar nga njerëz si ju me emra shqiptarë!!

ju hidheni në zjarr për grekun anastas,po të kërkoj ai që kisha "autoqefale shqiptare" të mos jetë e tillë,ju do të jeni të parët që do të nënshkruani varësinë e saj nga kisha greke!bile do të vini dhe me "fakte bindëse" se kjo është e drejtë,bile e bekuar nga zoti vetë!
hy lapangjoz të etur për pushtet,bythëlëpirës!
njerëz që të vetmin gjak që njihni është ai besimit të verbër fetar!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.