Basha me gjuhën e Berishës: Rama vuan nga depresioni

Postuar në 21 Qershor, 2014 06:39

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një takim në qytetin e Kuçovës ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për sjellje të papranueshme. Basha, në gjuhën e sulmeve të Berishës tha se Rama vuan nga sëmundje psikologjike.

“Ne nuk do të pranojmë pushtetarë që ç`nderojnë vartësit, poshtërojnë bashkëpunëtorët, dhunojnë fizikisht gazetarët dhe diplomatët. Kjo nuk është Shqipëria që duam. Kjo nuk është Shqipëria që ëndërrojmë. Lideri është simboli që reflekton Shqipërinë, e një kombi që krijon modelin e sjelljes së bashkëpunëtorëve të vet. A na përfaqëson ne një njeri që përdor gjuhën më të ulët ndaj grave, ndaj zonjave, që prek dinjitetin e familjeve të tyre, që i lë me orë në pritje për t’i sfiduar aleatët, apo që ju mban leksione fyese evropianëve.”

“Përmes transparencës, ne do t’i vëmë fre këtij tipi pushtetari që kërkon pilula antidepresive për vendin dhe do ta bëjmë këtë para se depresioni i tij të kthehet në depresion gjithëkombëtar”, ka thënë Basha.

S.S

Comments

Submitted by nal o plak (not verified) on

<p>Iku edhe ky perfundimisht per lesh. ......Me keshtu lapangjozesh , socialistet rrine akoma ne pushtet jo 8 po edhe 80 vjet te tjera. Medemek po e bejne sic e beri e majta italiane me Berluskonin. Sulmojne figuren morale te Edi Rames me shprese me e spostu si figure nga pushteti se&nbsp; e kane kuptu qe Rama eshte shtylla e pushtetit. Ilir Meta dihet qe ruan mire nga fryn era.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.