Braçe: Ja pse u dha urdhri për arrestimin e Zyhdi Dajtit. Të hetohet Basha

Postuar në 21 Qershor, 2014 14:45

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka publikuar në profilin e tij në Facebook foto të një pallati në ndërtim. Sipas tij bëhet fjalë për pallat të bllokuar nga INUK dhe kjo thotë Braçe është arsyeja e urdhrit për arrestimin e Zyhdi Dajtit.

“Zyhdi Dajti u arrestua nga Prokuroria se ka bllokuar këtë ndërtim!!! Në të djathtë zë tërësisht dritaret dhe ballkonet e pallatit ekzistues!! Kjo leje e Lulzim Bashës është skandaloze. Ndërtimi jo vetëm që duhet pezulluar, por leja kriminale e Bashës duhet hetuar”, shprehet Braçe.

S.S

Comments

Submitted by dok. dagllas. m (not verified) on

<p>denoncoje kur te maresh pushtetin brace erion.................</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.