Rama viziton kanionet e Skraparit: Mos e humbisni

Postuar në 21 Qershor, 2014 14:15

Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë fundjavë kanionët e Skraparit. Rama, në postimet e tij të Twitter shprehet se kanionët janë një destinacion turistik që nuk duhen humbur dhe shpreh falënderim për Ilir Metën për këtë suprizë.

“Kanionet e Skraparit, një eksperiencë e re e Shqipërisë magjike nga një kënd që s’e kemi parë kurrë! Mos e humbisni. Faleminderit skuadrës së Zamos e Blerinës që na shoqëruan në udhëtimin fantastik dhe Ilirit që na bëri këtë surprizë. Zamiri, emigranti që u kthye 10 vjet më parë nga Italia për t’i bërë kanionet të famshme e sot pret turistë që shtohen,” shkruan Rama.

S.S

Comments

Submitted by Visho Ajazi (not verified) on

<p>Nuk quhen &quot;Kanionet e Skraparit&quot;. Megjithate good try Rama. Duket qe e ka siklet t&#39;i quaje ashtu sic e kane emrin: Kanionet e OSUMit. Kushedi se pse? :)))</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.