Barroso në Tiranë, statusi thuajse i garantuar

Presidenti i Komisionit Europian, José Manuel Barroso pritet që të vizitojë Shqipërinë në fund të këtij muaji. Lajmi raportohet nga “Shqiptarja.com” duke cituar burime nga KE.
Pritet që vizita të vijë në një moment, kur Bashkimi Europian do të ketë vendosur për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Barroso drejton prej vitesh Komisionin Europian, institucion që ka rekomanduar tre herë rresht që Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat.
Barroso kishte programuar në vizitë në Shqipëri në fund të vitit 2011, por vizita u anulua për shkak të situatës së tensionuar politike në Tiranë pas zgjedhjeve lokale.
S.S
Add new comment