Revista zvicerane: Hashim Thaçi “bosi i nëntokës”, në fundvit para Gjykatës Speciale

Hashim Thaçi mund të dalë para Gjykatës Speciale. Kështu thotë Revista zvicerane “Weltwoche”, në një artikull të saj ku mban një qëndrim shumë të ashpër dhe kritik për gjendjen aktuale në Kosovë. Në këtë artikull thuhet se për shkak të krimeve të kryera gjatë luftës nga krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi mund të dalë para Gjykatës Speciale në fund të këtij viti.
Revista citon raporte të shërbimeve sekrete, të cilat Hashim Thaçin e përshkruajnë si “bos të nëntokës së Kosovës”. Revista thekson se ndryshe nga sa e përshkruajnë pushtetarët në Prishtinë të cilët e prezantojnë Kosovën si “vend të mundësive”, prodhimi vendor për kokë banori është 4015 dollarë , sa një e dhjeta e mesatares së Bashkimit Evropian. Në krahasimin botëror Kosova sa i përket prodhimit bruto vendor gjendet në vendin e 104, pas Namibisë dhe Xhamajkës. Kosova po ashtu ka numrin më të madh të të papunëve në Evropë.
E përjavshmja “Weltwoche” shkruan se para zgjedhjeve Thaçi ka premtuar 200 mijë vende të punës, por një gjë e tillë, sipas Bankës Botërore, është plotësisht jorealiste. Në këtë artikull thuhet se diaspora kosovare i shikon me indiferencë zhvillimet në Kosovë. Nga 700 mijë kosovarëve të shpërndarë nëpër botë vetëm 3900 persona u paraqitën për të votuar në zgjedhje.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/weltwoche-thaci-deri-ne-f...
S.S
Add new comment