CEZ, “sherri” me çekët mund të mbyllet me 95 mln euro. Erdhën, hëngrën, ikën

Më mirë 95 milionë sesa 200 milionë euro. Pas afro 10 muajsh negociata, qeveria Rama është në prag të përmbylljes së marrëveshjes më të vështirë me shtetin shqiptar, atë me kompaninë çeke “CEZ”, njofton Vizion Plus sipas disa burimeve. Marrëveshja pritet të zyrtarizohet së shpejti dhe parashikon se shifra pranë realitetit që qeveria do të paguajë arrin në rreth 95 milionë euro. Kjo shifër konsiderohet si një arritje për palën shqiptare, pasi kompania çeke do të kërkonte një dëmshpërblim prej 200 milion eurosh në gjykatën e Arbitrazhit në Paris. Nga ana tjetër, qeveria Rama duket se e ka bindur kompaninë çeke qe pagesën ta kryejë në disa këste për katër vite, duke lehtësuar barrën e buxhetit të shtetit. Pagesa do të nisë nga viti i ardhshëm 2015. Si llogari përmbyllëse, rezulton se privatizimi i qeverisë Berisha për operatorin e Shpërndarjes, prej 102 milionë eurosh, mbyllet me pothuajse të njëjtën shumë të kthyer mbrapsht, plus disa vite abuzimesh financiare nga të cilat si CEZ, edhe faturistë shqiptarë kanë dalë mjaft të kënaqur.
a.k
Comments
Mire bejne, kush gjen shesh
<p>Mire bejne, kush gjen shesh ben pershesh.</p><p>Vazhdoni me privatizimet cfare ka mbetur e po ka mbetur gje pa shitur/falur.</p>
Add new comment