KOASH letër ankese Fevziut: Mjaft me shpifje televizive ndaj Kishës

Puntata e emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut pas shenjtërimit të Katedrales Ortodokse në Tiranë dhe intervistës së patriarkut serb Irinej, ka shqetësuar Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e cila i ka dërguar një letër Tv Klanit. Gazeta Panorama njofton për përmbajtjen e letrës, ku theksohet së pari pasaktësia e titullit të emisionit, “Kryepeshkopi i Serbisë dhe Kisha e Janullatosit”, pasi Irinej është patriark dhe jo kryepeshkop; dhe së dyti, institucioni quhet KOASH dhe nuk është pronë e ndonjë njeriu të caktuar. Por sa i përket Fevziut, ankesa e letrës ka të bëjë me ndërtimin qëllimisht të shtrembër të strukturës së emisionit të datës 3 qershor, si dhe marrjen në konsideratë të at Nikolla Markut, i cili “as që është prift”. “Nuk është hera e parë që këto emisione përpiqen të shpifin kundër Kishës sonë...Është koha të marrin fund shpifjet televizive ndaj KOASH-it”, thotë letra.
a.k
Add new comment