Kreu i PR Himarë, qëndrim personal, do të përjashtohet për deklaratën, thotë Arjan Madhi

Postuar në 24 Qershor, 2014 03:26

Deklarata e firmosur nga kreu i PR-së në Himarë, Stefo Mato për shpallje të mosbindjes civile e paralajmërimit për thirrjen e një referendumi lokal, nuk ka asnjë lidhje me qëndrimin zyrtar të Partisë Republikane, deklarojnë krerët e kësaj partie.

“Ky është një qëndrim tërësisht i njëanshëm i kryetarit të PR-së në në Himarë. Kjo, pasi Partia Republikane e ka bërë të qartë qëndrimin e unifikuar me atë të opozitës për çështjen e reformës së re territoriale, që nuk kemi marrë pjesë procesin politik përsa i takon  hartimit dhe shqyrtimit të paraqitur për ndarjen e re territorjale. Partia Republikane ka qenë dhe mbetet kundër çdo qëndrimi të maxhorancës qeverisëse, e cila shmang bashkëpunimin politik të ndërtuar mbi një proces konsensusi të balancuar”, është shprehur nënkryetari i PR-së Arjan Madhi për G.Shqiptare, duke paralajmëruar përjashtimin e Matos nga strukturat e partisë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.