Miratim për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë në BE. Fule jep lajmin

Postuar në 24 Qershor, 2014 04:47

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian miraton dhënien e statusit për Shqipërinë. Lajmi është konfirmuar nga Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule.Ende pa qenë zyrtare, ndihej një Po e 28 ministrave të Jashtëm të BE-së për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, pas lobimeve të forta të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave me homologët e shteteve skeptike. Shtypi shqiptar pasqyron reagimet e disa prej ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së, para se të hyjnë në samitin ku do vendoset për statusin kandidat të Shqipërisë. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn është shprehur se është e mundur që të gjehet një kompromis sot, në favor të Shqipërisë. ministri i Jashtëm danez Martin Lidegaard u shpreh se pret që Shqipërisë t’i thuhet ‘po’. Po kështu edhe kryediplomati grek Venizelos dhe kolegë të tjerë të tij.  Qeveria shqiptare mori së fundmi edhe “PO”-në e dy shteteve të fuqishme si Gjermania e Holanda, por edhe Franca.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.