Austria dhe Rusia me kompani të përbashkët për “South Stream”. Putin së shpejti në Vjenë, ndërkohë që Moska revokon rezolutën për Ukrainën

Postuar në 25 Qershor, 2014 09:48

Rusia dhe Austria kanë rënë dakord për krijimin e një kompanie të përbashkët për ndërtimin e gazsjellësit “South Stream”. Kompania do të zotërohet në mënurë të barabartë nga Gazprom dhe nga austriakja OMV Group. Në këtë kuadër pritet që së shpejti në Vjenë të shkojë presidenti rus Vladimir Putin, në një vizitë që me siguri përbën zhvillim diplomatik pas krizës së Ukrainës. Lidhur me këtë të fundit po sot Rusia ka revokuar rezolutën e muajit mars që u jepte të drjetë forcave të armatosura ruse të drejtën e ndërhyrjes në Ukrainë. Kjo nënkupton se Ukraina tanimë pushon së qeni një opsion ushtarak. Një problem i fundit për “SS” është legjislacioni europian, meqenëse pak ditë më parë Bullgaria u detyrua të pezullojë punimet për shkak të presionit të BE-së. Por një nga drejtuesit e kompanisë austriake, Gerhard Roiss, ka deklaruar se gazsjellësi “South Stream” përputhet plotësisht me legjislacionin e BE-së, ndërkohë që shifrat janë me të vërtët të mëdha; investimi shkon në 45 miliardë dollarë dhe prurja është 32 miliardë m3 duke anashkaluar Ukrainën.

http://rt.com/business/168044-austria-russia-south-stream/

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.