Shenja të vërteta për ndryshim qëndrimi apo kortezi nga presidenti rumun? “Express” komenton takimin e SEECP

Postuar në 25 Qershor, 2014 08:53

Rumania nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka disa arsye për këtë, Disa janë arsye të brendshme, disa edhe për shkak të marrëdhënieve rajonale. Por sot gazeta “Express” shkruan se ndoshta presidenti rumun, Trajan Basesku, një kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, sipas “Express”, ndoshta po lëviz nga qëndrimet e veta. Kjo është vënë re në takimin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku Kosova është anëtarësuar pak ditë më parë. “Nikoqiri i takimit Presidenti i Rumanisë Traian Basescu është treguar mjaftë i disponuar gjatë takimit me Jahjagën pavarësisht se Rumania nuk e njeh pavarësinë”, shkruan “Express” në një interpretim të “humorit” të ri të kreut rumun. Nëse Rumania do të bëjë një lëvizje në këtë drejtim, atëherë mbetet në rajon vetëm Greqia. Gjithsesi sa vjen dhe pavarësia e Kosovës sa vjen dhe bëhet një çështje më shumë formale.

http://www.gazetaexpress.com/lajme/a-po-e-ndryshon-presidenti-i-rumanise...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.