Supermashtruesi fierak, futi në grackë mbi 900 persona. Qindra mijë euro, prona e troje në lojë

Postuar në 01 Korrik, 2014 04:41

Ofronte para borxh, të cilat i ktheheshin më pas, por dokumentacioni ishte rregulluar në mënyrë të atillë që borxhi të figuronte ende ligjërisht, dhe kështu i padiste viktimat duke marrë në qafë shumë njerëz. Një 29-vjeçar nga Fieri ka krijuar një skemë piramidale, brenda së cilës kanë rënë studentë, kompani e biznesmenë nga të katërta anët e vendit. Historia e Ledjan Muçarakut nga Grykë-Semani i Fierit është e denjë për t’u renditur mes mashtruesve të mëdhenj. Sipas Prokurorisë së Fierit, i riu kishte mashtruar një numër të madh njerëzish, duke u ofruar para me interes në këmbim të lënies peng të kolateraleve. Më pas ai ndryshonte kontratat dhe hidhte në gjyq për mashtrim, “viktimat” e tij. Prokuroria e Fierit, e cila urdhëroi dje arrestimin e 29-vjeçarit Muçaraku, ka zbardhur rreth 50 raste të tilla mashtrimi, ku “klientëve” në nevojë për para u ishin ofruar nga 500 mijë lekë deri në 1 milion euro me fajde. Por pasi merrte firmat e tyre duke shfrytëzuar injorancën juridike, ai i ndryshonte deklaratat noteriale në favor të tij, duke shpresuar të fitonte gjyqet civile me të mashtruarit. Prokuroria ka hetuar thellë në historinë e këtij të riu dhe ka zbuluar se ai e kishte nisur këtë aktivitet që prej vitit 2007, kur ishte vetëm 22 vjeç. Asokohe, klientët e Ledjan Muçarakut ishin studentët që kishin nevojë për shuma të vogla parash.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.