Protestojnë shqiptarët e Maqedonisë, përleshen me policinë, disa prej tyre janë plagosur

Postuar në 04 Korrik, 2014 08:42

Përleshje me policinë ka rezultuar protesta e organizuar ditën e sotme në Shkup. Mijëra protestues dolën në rrugë kudër dënimit me burg të përjetshëm për vrasjen e e pesëfishtë të Smilkoycit. Protesta u plotësua duke u cilësuar si një protestë kundër rasteve të montuara, padrejtësisë, vrasjeve të pafajshme, urrejtjes etnike dhe fetare. Organizimi u realizua nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Protesta thirret kundër rasteve të montuara, padrejtësisë, vrasjeve të pafajshme, keqtrajtimeve familjare, urrejtjes etnike dhe fetare. O ju njerëz nuk është vetëm protestë, por është obligim kombëtar. Nëse nuk intervenojmë sot kur padrejtësia arriti kulmin, atëherë mos paçin gjumë sytë e frikacakëve”, ky është  apeli i cili ka nxjerrë në rrugët e Shkupit të rinj e aktivistë .

Gjatë protestës dhjetëra protestues janë plagosur në përleshjet me policinë. Situata është rënduar më tepër kur protestuesit arritën para Gjykatës Themelore Shkupi 1, kur protestuesit kanë gjuajtur disa gurë drejt gjykatës dhe se me këtë është nxitur edhe reagimi i njësive speciale policore. Policia ka përdorur gazë lotsjellës, bomba shok dhe topa me ujë kundër demonstruesve që janë tubuar para Bit Pazarit në Shkup.

Protesta nisi para faljes së namazit të xhumasë në Shkup, kur mbi 5 mijë qytetarë u drejtuan drejt gjykatës, për të shprehur revoltën lidhur me dënimin me burgim të përjetshëm të gjashtë shqiptarëve lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, që kishte ndodhur më 12 prill të 2012.

 

http://zeri.info/artikulli/40512/shqiptaret-perleshen-me-pol...

S.S

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>E turpshme. Askush nuk i mbron protestuesit.As politikanet qe kane zgjedhur vete atje ne Maqedoni e as qeverite e Shqiperise dhe Kosoves.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.