Babai i Gjozit: Kam çuar 30 dëshmitarë në polici, djemtë po punon për ujësjellësin vullnetarisht

Postuar në 04 Korrik, 2014 03:03

Babai i Saimir Gjozit, Sherifi u përgjigjet pyetjeve për motorin e gjetur në shtëpinë e tij, dhe pse policia e vuri gishtin tek i biri dhe i nipi. “Policët më pyetën menjëherë për motorin dhe arsyet pse e kishim lyer me sprajt. Motori ishte i Klodianit, na e kishte lënë se nuk kishte vend”.

Ai duket i prerë në qëndrimin e tij: Djemtë nuk janë përfshirë në vrasjen e Artan Santos. Ai pranon se i biri dhe nipi i tij kanë qenë të dënuar për krime në Greqi, por ata i kanë shlyer detyrimet që kanë pasur ndaj ligjit grek dhe se tashmë janë të lirë.

“Ne kemi qenë duke punuar për të shtruar tubat e ujësjellësit të fshatit. Jemi duke e bërë vullnetarisht. Atë ditë djemtë kanë qenë duke punuar. Kanë dalë në mëngjes dhe kanë nisur të shtrojnë tubat, të hapin kanal, apo të bëjnë punë të tjera që duheshin.”

“Ai motor ka nja tri javë a më tepër që nuk ndizej, nuk punonte. Ishte prishur një pjesë dhe nuk po e rregullonin. Ishte motori i Klodit, ai e kishte sjellë këtu tek unë, sepse nuk kishte vend për vete”. Thotë Sherfi në një intervistë për “Mapo”-n.

http://mapo.al/2014/07/babai-gjozit-kam-cuar30-deshmitare-ne...

S.S

 

Comments

Submitted by Sokrati (not verified) on

<p>Policia e paafte.</p><p>Kjo duket qarte nga euforizmi per Lazaratin dhe nga menyra e arrestimeve te kota qe po ben.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.