Presidenca, pika e parë e përballjes dhe tensionit për gjyqësorin

Mbetet ende një problem serioz çështja e plotësimit të vendeve vakante në Gjykatën e Lartë. Dje “Top-Channel” bënte publike një letër që dy drejtuesit e gruipeve parlamentare të PS-së dhe LSI-së i kanë nisur presidentit Bujar Nishani pikërisht për këtë çështje. Dhe kërkesa është që në propozimin e kandidaturave dhe përzgjedhjen e tyre Nishani të mos kushtëzohet nga listat e mëparëshme, apo edhe të mbahet parasysh rregullimi që ka sanksionuar Gjykata Kushtetuese për kriteret objektive dhe ato shtesë për caktmin e një anëtari në Gjykatën e Lartë. Thënë ndryshe, mazhoranca po kërkon që Nishani të hapë listën, në mënyrë që procesi të përfshijë emra jashtë atyre paraprakë, që duket se gjykohen si kandidatura me kritere “joobjektive”. Po dje ministri Nasip Naço apelonte për zgjidhjen e situatës në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke e lidhur këtë edhe me statusin. Në planin politik përballja në fjalë manifeston atë që mund të quhet “beteja me Gatet e drejtësisë”, siç e përkufizoi para pak kohësh kryeministri i vendit nevojën për ndërhyrje në Drejtësinë e korruptuar të Shqipërisë.
s.z
Add new comment