Papa Francesku për ndeshjen Argjentinë-Zvicër: Do jetë një luftë! Dhe ia thotë rojes zvicerane në Vatikan

Postuar në 01 Korrik, 2014 09:49

Rojet svicerane (Swiss guards) janë me nam në histori, të paktën qysh prej shekullit XV, kur kanë zënë të shërbejnë pranë oborreve të ndryshme monarkike, por edhe në luftra të ndryshme si mercenarë. Sot emri i tyre asocjohet me Vatikanin. Rojet rrotull e brenda qytetit të Vatikanit janë të gjithë zviceranë.

Sot ka qenë e bukur fare. Papa Francesku, i cili ka fituar zemrat e shumë njerëzve me sjelljen e  vet jo fort ortodokse (është një Papë atipik), ka kalur pranë një rojeje, dhe me mendjen tek ndeshja e mbrëmjes Argjentinë-Svicër, i është drejtuar atij me fjalët: Stasera sará una guerra (Sot ka për të qenë një luftë  e vërtetë). Roja ka bërë atë që di të bëjë. Ka mbajtur drejtqëndrim e nuk ka reaguar.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.