Fle Benzema, por zgjohet Pogba. Franca kalon me mundime Nigerinë

Postuar në 30 Qershor, 2014 13:09

Franca mposht Nigerinë dhe përparon drejt çerekfinaleve të Botërorit Brazil 2014. Ishte një përballje që nuk “pasqyrohet” nga rezultati 2-0, pasi ekipi i De Shampsit vuajti shumë, sidomos pjesën e parë. Benzema dhe Zhiru nuk ishin në formën më të mirë, por në gjysmë orën e fundit, sulmet dhe rastet franceze ishin të njëpasnjëshme, përballë portierit të talentuar Enijama. Golat erdhën nga Pol Pogba me kokë, dhe një autogol i nigerianëve provokuar me De Guzman, vulosi rezultatin.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.