ISIS shpall krijimin e kalifatit islamik. Al Bagdadi deklarohet si Kalif, njofton zëdhënësi i organizatës

Ajo së cilës i druheshin liderët e Irakut e udhëheqës të tjerë perëndimorë ndodhi. Militantët e ISIS-it deklaruan krijimin e Kalifatit, apo shtetit islamik në territoret e kontrolluara prej këtij grupi në Irak e Siri, duke realizuar kështu atë të cilës i druhej Perëndimi, njofton TCH. Kreun e saj, Abu Bakr al-Bagdadi, organizata sunite e shpalli Kalif apo “drejtues të muslimanëve kudo qofshin”. “Këshilli i shtetit islamik e shqyrtoi çështjen, pasi u mblodhën të gjithë elementët e nevojshëm për kualifikimin si “Kalifat”, dështimi i themelimit të të cilit do t’i bënte muslimanët të konsideroheshin mëkatarë. Në dritën e këtyre fakteve, shteti islamik nuk ka detyrime ligjore apo pretekste, që të justifikojnë vonesat në shpalljen e Kalifatit”, tha Abu Muhammad al-Adnani, zëdhënës i ISIS. Krijimi i një Kalifati nën sundimin e ligjit islamik ka qenë prej kohësh qëllim parësor i xhihadistëve. Ky term historik përdorej në të shkuarën për t’iu referuar një vendi sovran me popullsi plotësisht muslimane. Ambiciet për të krijuar një shtet të tillë dhe mosrespektimi i urdhrave ishin arsyeja përse udhëheqësit e al-Kaedës e dëbuan ISIS-in në fillim të vitit. Madje, filiali zyrtar i rrjetit më të madh terrorist të botës, në muajin Janar, iu bashkua kryengritësve sirianë për t’i përzënë luftëtarët e këtij grupi, nga Alepi dhe qytete të tjera kufitare.
a.k
Comments
Ketyre funderrinave u duhet
<p>Ketyre funderrinave u duhet hedhur nje bombe atomike shpejt e shpejt.</p>
Add new comment