Barroso përcjell mesazhin “e përjetshëm” të BE-së: Kapërceni pengesat, duhet bashkëpunim

Postuar në 30 Qershor, 2014 05:15

Portugezi në largim, numri një i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso apeloi nga Tirana për konsensus mes opozitës dhe mazhorancës dhe shmangie të polarizimit për të mos u bërë pengesë e hapit të radhës të vendit tonë drejt BE-së, siç është hapja e negociatave për anëtarësim. Ai u prit në orën 9.00 nga kryeministri Edi Rama në një ceremoni të posaçme me tapet të kuq e me himnin e Bashkimit Europian dhe të Shqipërisë në prani të ministrave të kabinetit Rama. Në një konferencë për mediat me kryeministrin, Barroso tha se palët politike duhet të bëjnë gjithçka për të mbështetur konsolidimin e demokracisë në vend, tashmë që me marrjen e statusit, integrimi është objektiv më i arritshëm. Ai tha qartë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe për këtë ai tha që nuk ka asnjë skepticizëm nga institucioni që ai përfaqëson. Kryeministri shqiptar u zotua për përmbushje të reformave, siç është ajo territoriale dhe reforma në drejtësi.
Të njëjtin mesazh përcolli Barroso edhe në fjalën e tij në Kuvend; në fakt është mesazhi i përhershëm që kanë përcjellë zyrtarët e lartë të BE-së gjatë gjithë këtyre viteve: “Ne e kemi të rrënjosur në ADN-ën e Bashkimit Europian këtë vlerë bashkëpunimi. Unë e di, se nga përvoja se nxitja e një demokracie, do duhet shumë punë. Kurajo çdo ditë. Që do të thotë se është nevoja për të ndjekur me vendosshmëri në një rrugë të caktuar dhe se duhet ti përmbaheni rezolutës së Kuvendit. Duhet të çoni sinjalin e duhur sa i takon realizimit të platformave, për aderimin e Shqipërisë më pas në BE. Në këtë Kuvend, ju urojë për punën që bëhet, si një mekanizëm për konsultime të gjera, që më pas do çojnë në aderimin e Shqipërisë në BE. Duhet ti mbani sytë tek ky destinacion. Procesi i integrimit Europian, është një proces.  Ka qenë ky rajon, në të cilin ka filluar Lufta e Parë Botërore. Unë mendoj se ju, shumë më shumë se të tjerët, mund të kuptoni se pse procesi i integrimit kuptohet shumë nga ky. Ky është një proces paqeje, ndaj dhe BE ka marrë këtë çmim”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.