Kathimerini në Lazarat, gazetarët grekë vizitojnë fshatin që rriti pazarin e hashashit

Fundjavën që kaloi, një grup gazetarësh të gazetës greke Kathimerini kanë vizituar Lazaratin, duke parë më nga afër situatën në fshatin i cili deri para disa ditësh ishte i mbushur me drogë e të shtëna. Gazetarët kanë qenë të pranishëm gjatë ditëve të operacionit antidrogë nga Policia e Shtetit, kanë filmuar pamjet e fshatit si dhe kanë folur me banorë.
“Prodhimi ishte aq i madh saqë kur arritëm në Lazarat, në epilogun e operacioneve policore, në çdo rrugicë e oborr kishte pirgje bimësh hashashi të djegura”, shkruan gazetari. Po aq shpesh dëgjohen edhe të shtënat, ndërkohë që çdo ditë policia zbulon dhe sekuestron municione.
Gazetarët kanë rrëfyer eksperiencën e tyre gjatë rrugës për të hyrë në Lazarat dhe kanë bërë foto të drogës së djegur nga policia:
“Me ardhjen tonë në Lazarat na ndaluan në 3 pika kontrolli. Prania e policisë në fshat ishte aq e madhe, saqë në kafenetë e sheshit qendror, nuk kishte fshatarë, por prokurorë, hetues, e policë të ardhur nga Tirana. Policia ka kontrolluar mbi 130 shtëpi, ku ka gjetur drogë, armë e municione. Ku kaluar shënon hyrjen me një "X" i madh”, thuhet në shkrim. Përveç Lazaratit, gazetarët kanë qenë të interesuar edhe për minoritetin grek dhe kanë ndaluar në Derviçian, ku sipas Kathimerinit, banorët e fshatit janë shprehur të tmerruar nga situata e Lazaratit, dhe kanë treguar muret e shtëpisë të shpuar nga plumbat. Pas operacionit të Lazaratit, lajmi i parë që erdhi nga Greqia ishte rritja e menjëhershme e çmimit të hashashit mes trafikantëve.
a.k
Add new comment