Arben Malaj: Forcimi i institucioneve,jo i individëve me pushtet ekonomik e politik është sfida për vendin

Forcimi i institucioneve më shumë sesa i individëve me pushtet ekonomik dhe politik është rruga më e mirë për sfidat e një vendi. Kjo është zgjidhja ekonomike për vendin tonë që jep Arben Malaj në një intervistë për gazetarin Alfred Lela në gazetën “Mapo”. Sipas tij ky mund të jetë rruga më e vështirë për tu realizuar, por është më e qëndrueshme dhe krijon bazamente të forta.
“Vlerësoj se janë reformat ekonomike që mbështeten tek mirëqeverisja, qartësimi i pronës dhe mirëfunksionimi i shtetit ligjor, fokusimi tek forcimi i institucioneve më shumë se sa tek individët me pushtet ekonomik apo politik, është rruga më e mirë për sfidat që ka vendi ynë. Ky mund të jetë opsioni më i vështirë, jo i shpejtë dhe me arritje të mëdha në kohë të shkurtër, por është më i qëndrueshëm dhe krijon bazamente të forta për sfidat afatgjata. Mirëqeverisja në konceptin e saj më të mirëfilltë politiko-ekonomik është një parakusht që vendi ynë të njohë sukses në hapat dhe reformat e ndërmarra deri më tani. Është një domosdoshmëri më tepër se një kuadër, rëndësia që tezat ekonomike e politike më efikase të kohës të konsiderohen thelbësisht për t’u implementuar”, thotë Malaj.
Ndërsa i pyetur për idenë ekonomike më të gabuar ekonomikë për një vend, ekonomisti Arben Malaj shprehet: “Absolutizimi i efekteve të politikave neokejnsianiste dhe neoliberale. E para, kur mbivlerëson magjinë e politikave rishpërndarëse, dhe e dyta, kur absolutizon magjinë e duarve të padukshme të tregut të lirë.”.
http://mapo.al/2014/06/arben-malaj-nje-ide-per-shqiperine-te...
S.S
Comments
Ha ha ha u bere i gjalle
<p>Ha ha ha u bere i gjalle prape o Malaj? Kujt i behet vone per opinionet e tua? Te treguan njerezit me vota se ku e ke vendin.</p>
keto i dime....pse nuk i beni
<p>keto i dime....pse nuk i beni ju ajka e kombit, qe keni 25 vjet tranzicion barbar..e keni cuar shqip. ne nivelin....0....turp</p>
mjaft.....skeni te drejte te
<p>mjaft.....skeni te drejte te flisni</p>
mjaft.....skeni te drejte te
<p>mjaft.....skeni te drejte te flisni</p>
Add new comment