Ekzekutimi i Santos, prokuroria merr në pyetje vëllain e “baronit” të drogës, Kujtim Çelën

Postuar në 28 Qershor, 2014 14:27

Policia e Shtetit së bashku me Prokurorinë kanë marrë në pyetje për vrasjen e Artan Santos shtetasit Astrit Bushi dhe Kujtim Çela. Këta shtetas qëndrojnë në burg nën akuzën e trafikimit të drogës, pas zbulimit të një laborator kokaine në një vilë në Mamurras.

Policia dhe prokuroria në vazhdimësi të hetimeve për të gjetur autorët e ekzekutimit të bankierit Santo, po hetojnë edhe pistën se narkotrafikantët mund të kenë gisht ë këtë vrasje. Kujtim Çela është vëllai i Gëzim Çelës, i cilësuar si baroni i drogës. Ndërkohë Gëzim Çela vazhdon të jetë i lirë, pasi i shpëtoi operacionit antidrogë ën banesën e tij në Fushë-Krujë. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.