Basha: Mazhoranca ofron vetëm pasiguri për jetën, pronën dhe ekonominë

Pasiguri për jetën dhe pronën dhe situatë të rënduar ekonomike, kjo është ajo që ofron mazhoranca e sotme sipas kreu të PD, Lulzim Basha. I pranishëm në Kuvendin Zgjedhor të PD në Elbasan, Basha ka thënë se “mungesa e shpresës me këtë mazhorancë, është togfjalëshi që shoqëron sot shoqërinë”.
“Përkeqësim në rend, përkeqësim në siguri, përkeqësim në ekonomi, mekje, ngricë, asnjë dritë në fund të tunelit. Mungesa e shpresës është togfjalëshi më i shpeshtë në gojën e të rinjve të Elbasanit dhe të gjithë Shqipërisë. Sipërmarrja është në goditje të vazhdueshme të taksave më të larta dhe të pasigurisë ligjore dhe ndjehet në kufijtë e mbijetesës dhe të falimentimit e po derdh në rrugë të papunë çdo ditë, numri i vrasjeve, i tentativave për vrasje, i grabitjeve, i sulmeve kundër jetës dhe pronës së qytetarëve është rritur muaj për muaj krahasuar me muajt pararendës të 2013, vit i vështirë sepse ishte vit elektoral.”, ka thënë Basha në deklaratën e tij. S.S
Add new comment