Media ngre pikëpyetje dhe jep detaje të reja mbi vrasjen e bankierit Artan Santo

Postuar në 29 Qershor, 2014 02:49

Shtypi shqiptar vijon të sjellë detaje të reja rreth ngjarjes së ndodhur tre ditë më parë, ku u ekzekutua bankieri Artan Santo. Televizioni “Ora News” raporton për gjetjen e dy skafandrave të ngjashme me ato që kanë përdorur ekzekutuesit, duke ngritur pikëpyetje nëse ato i përkasin vrasësve. Skafandrat janë gjetur një ditë më parë gjatë një kontrolli të ushtruar në ambjentet e një biznesi, që u përket disa vëllezërve kosovarë në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin. (http://www.oranews.tv/vendi/ekskluzivegjenden-ne-fushe-kuqe-skafandrat-e-ekzekutoreve-te-santos/)

Ndërsa gazeta “Shqiptarja.com” ngre pikëpyetje rreth mundësisë që njëri nga ekzekutuesit që shfaqet në foto mund të jetë femër. “Personi i dytë që ndodhet në motor, dhe që ka qëlluar më pas 6 herë në drejtim të Artan Santos, sapo ky i fundit ka zbritur nga makina e tij dhe është drejtuar drejt bankës, ka karakteristikat trupore të një femre. Ekspertët e policisë kanë ngritur këtë pikëpyetje, duke u nisur nga masa trupore, dhe fiziku i dobët” shkruan gazeta.  (http://www.shqiptarja.com/home/1/autori-i-vrasjes-s--biznesmenit-artan-santo-ishte-nj--fem-r--223051.html)

Po ashtu, e njëjta gazetë shkruan për ekzistencën e një personi të tretë që ka ndihmuar vrasësit me motor përmes rolit të informatorit.

http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/nje-person-i-trete-informoi-killerat-per-daljen-e-santos-223052.html

n.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.