Albin Kurti: Shqipëria duhet të hyjë para Serbisë në BE, Kosova të mos e lejojë

Postuar në 28 Qershor, 2014 06:13

“Të mos e lejojmë Serbinë të hyjë në BE para Shqipërisë”,  kështu është shprehur Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes sot në Tiranë ku ishte i ftuar në aktivitetin e javës çame.  Kurti ndërsa ka përshëndetur marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë, ka kërkuar që edhe Kosova të ndihmojë në këtë drejtim.

"Të gjithë u gëzuam që Shqipëria e fitoi statusin e vendit kandidat për në BE, Shqipëria duhet ta ndihmojë Kosovën në integrimet evropiane mirëpo edhe Kosova duhet ta ndihmojë Shqipërinë, për tu bërë anëtare e plotë në Bashkimin Evropian. Ndihma që Kosova t’i jap Shqipërisë është që të mos lejojë që Serbia të bëhet anëtare e BE para Shqipërisë. Ju e dini që Greqia e kushtëzon Maqedoninë, por kushtet që Greqia ja vendosë Maqedonisë nuk krahasohen me kushtet që Serbia do i vendosë Shqipërisë dhe Kosovës nëse anëtarësohet para nesh në BE," tha Kurti.

Më tej Kurti bëri thirrje për krijimin e shtetit të fuqishëm shqiptar për të larguar në këtë mënyrë orekset e shteteve shoviniste ndaj Shqipërisë. "Shqiptarët janë gjuhë shqipe, ndërsa grekët dhe serbët janë shtete ekspansioniste, dhe kjo nuk ka ndryshuar për 170 vjet, e nuk do të ndryshojë vetvetiu, deri sa shqiptarët të ngrihen e të krijojnë shtete të fuqishme, duke zmbrapsur orekset e shteteve shoviniste serbe e greke,” deklaroi Kurti. S.S

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>te lumte albin!&nbsp; do vije edhe radha jote.&nbsp; kastes se sotme antishqiptare po i vjen fundi.&nbsp; ti je shpresa e shqiptareve.</p>

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Te kishte ca te tjere si ky po flisnim. Po ne Shqiperi-Kosove jane ne mode njerezit e tipit LSI. Per fat te keq!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.