Shtohen taksat për makinat. 1000 lekë për autoveturat, 1500 për mjetet e tjera

Postuar në 29 Qershor, 2014 04:09

Të gjithë ata që kanë në pronësi një automjet, u shtohet një taksë e re që do të paguhet bashkë me taksën e qarkullimit. Ndryshimet e bëra në ligjin “Për taksat vendore”, që ka mbërritur në Kuvend, përveçse bëjnë disa përshtatje për sistemin e-taxation, përcaktojnë detyrime të reja për qytetarët. Efekti i dy taksave shtesë për makinat dhe telefonat llogaritet 6 milionë dollarë.

Gazeta “Panorama” shkruan se taksës së qarkullimit do t’i shtohet edhe një vlerë prej 1000 lekësh. “Pronarët e mjeteve motorike do të kryejnë pagesën në masën 1000 lekë në vit për çdo autoveturë, si dhe 1500 lekë në vit për automjetet e tjera me gjatësi aksi, numër vendesh dhe tonazh më të madh. Kjo pagesë është e detyrueshme të bëhet së bashku me pagesën e taksës së qarkullimit” thuhet në projektligj.

Për më shumë: http://www.panorama.com.al/2014/06/29/projektligji-qeveria-vendos-takse-te-re-per-automjetet-takse-dhe-celulareve/

n.k

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.