Arrestime në Kosovë për përfshirje në veprimtari terroriste. Dyshohet për lidhje edhe me grupin ISIS

Në pikën doganore Hani i Elezit në Kosovë policia ka arrestuar tre persona që dyshohen se janë përfshirë në veprimtari terroriste, mediat kosovare njoftojnë për operacionin e policisë dhe për faktin se tre të ndaluarit po merren në pyetje në Prishtinë. Bëhet fjalë për persona të angazhuar në konfliktet në Lindjen e Mesme dhe që në zbatim të legjislacionit të ri në Kosovë plotësojnë kushtet e veprës penale. Ndërkohë “Express” flet për 10 persona, që presupozohet se mund të godasin edhe në Kosovë dhe se madje ditën e premte ishte parashikuar arrestimi i 5 prej tyre, por që nuk u realizuat dot për shkak se ata ishin larguar nga territori i Kosovës. Me rëndësi është e dhëna se të arrestuarit dyshohet se janë të lidhur me grupin e ISIS-L që aktualisht ka marrë disa territore në Irak.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/nisin-arrestimet-per-terrorizem-deri-...
s.z
Add new comment