Reforma territoriale, shoqatat e Himarës përsërisin kërkesën për ndarjen e re dhe paralajmërojnë referendum

Gazeta “Panorama” i ka lënë sot një hapësirë problemit të Himarës dhe reformës territoriale që lidhet me këtë njësi. Kështu janë bërë disa shoqata, si “Bregdeti”, organizata “OMONIA”, PBDNJ, Shoqata e Grave Himarjote, por edhe degae PR-së që kanë hartuar një letër dhe ia kanë drejtuar kryeministrit. Kërkesa është që të shmanget bashkimi me Vranishtin, përndryshe populli i kësaj njësie ka të drejtën e një referendumi. Vetë ministri i linjës Bledi Çuçi ka preferuar të japë një përgjigje pa përgjigje kur i është referuar një letre të kreut të Bashkisë së Himarës në vitin 1992, i zgjedhur nga PBDNJ-ja, drejtuar Sali Berishës, ish-president, e ku pranonte bashkimin me Kuçin, Tërbaçin dhe Vranishtin. Çështja është se Çuçi po dje deklaronte se reforma niset vetëm nga premisa administrative dhe nuk ka qëllime politike, ndaj është disi kontradiktore që në këtë rast del mirëfilli me një alibi politike. Rrethanat e vitit 1992 ishin të tilla që e sollën zonën e Himarës në një votë thuajse unanime pro ndryshimit për shkak të marrëdhënies së vështirë me regjimin e Enver Hoxhës. Por askush nuk mund ta mendonte në vitin 1992 se në Shqipëri do të ndodhnin ato që ndodhën.
s.z
Comments
Pergjigja qe jepet nga Cuci
<p>Pergjigja qe jepet nga Cuci me permendjen e letres se kryetarit te komunes himare ne 1992 drejtuar Berishes eshte per te anashkaluar mendimin himarjot i cili nuk ka ndryshuar shume ne kohe per kete cheshtje. Ish kryetari i komunes ne 1992 u zgjodh faktikisht nga PBDNJ, por ai ishte nje vegel e bindur e Berishes dhe ne asnje moment nuk reflektoi interesat e partise qe e kandidoi, me se shumti ishte nje ish glorifikues i rendit qe shkoi. Madje ai nuk ka patur madatin per te propozuar te tille bashkim, ka te ngjare qe dikush nga stafi i Berishes i ka kerkuar te dergoje nje leter te tillle, medemek si shprehes i aspiratave te himarjoteve qe ne fakt nuk ka qene kurre. Dhe te gjithe prisnin nje figure tjeter nga ajo e poetit qe glorifikonte sistemin socialist, mjerisht ai nuk u ngrit ne lartesine e postit qe ju dha, pa bere asnje lloj fushate elektorale, duke marre mbi 90% te votave. Prandaj nuk mund te merret nje histori i tille si argument per ndryshimin e pikepamjeve te PBDNj, seksionit te Himares. Madje fakti qe ky intelektual himarjot (ish kryetari i 1992) ashtu si dhe ndonje tjeter me pas, ishin ende te indoktrinuar nga shkolla e socializmit dhe te pacliruar nga fantazma e enverizmit, beri qe Omonia dhe PBDNj ne ardhmen te orientohej ndaj figurave te cliruara nga "mirenjohja" ndaj shkolles socialiste qe i edukoi, duke pranuar keshtu kandidate te cilet nuk kishin arsimin e larte dhe ish te perndjekur, por qe ishin te vendosur ne idealet e PBDNJ, shembulli V. Bollano.</p>
Diskriminim pozitiv,Himara
<p>Diskriminim pozitiv,Himara nuk ka 10 mije banore,ajo zone duhej te shkrihen me Vloren,ashtu si qytetet e tjera qe nuk permbushin kushtet e percaktuara,Europa po i rrezon kufinjte,ne po i vendosim brenda vetes.</p>
Shqiperia duhet te ndjeke
<p>Shqiperia duhet te ndjeke shembullin e Greqise,mos te njohe asnje minoritet,ti mbylle shkollat qe nuk jane shqipe dhe te asimiloje te gjihte minoritaret,duhet te marrim shembull nga Greqia,vend i BE ne fund te fundit.</p>
Add new comment