Gjermani dhe SHBA mes 16 më të mirave, ikën Portugalia e Gana!

Gjermania dhe SHBA janë dy skuadrat që u kualifikuan për në 16 më të mirat e botërorit që po zhvillohet në Brazil, pas mbylljes së ndeshjeve në grupin G. Gjermania arriti të fitonte ndaj SHBA me rezultatin 1-0, duke hedhur poshtë edhe aludimet qe qarkulllonin në media për një kompromis të mundshëm për ta mbyllur takimin në barazim. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Tomas Myler në fillim të pjesës së dytë.
Gjatë pjesës së parë gjermanët patën edhe një rast të mirë me anë të Ozil, por pa mundur të shënojnë. Edhe amerikanët iu afruan golit me anë të Zusi, por pa mundur të finalizojnë.
Portugalia edhe pse arriti të fitojë me rezultatin 2-1, nuk mundi të kualifikohej, pasi ishte me golavarazh më të dobët se SHBA. Portugalia kaloi në avantazh falë një autogoli të Boje në minutën e 31. Lojtarët e Ganës arritën të barazojnë në minutën e 57. Por goli i Kristiano Ronaldos pak minuta më vonë, vulosi edhe rezultatin përfundimtar të takimit. Gjermania dhe SHBA do të presin ndeshjet e grupit H për të mësuar edhe rivalët e tyre në ndeshjet për 1/8 e botërorit.
Add new comment