Sting me një profil prindi: “Fëmijët e mi duhet të punojnë”

Postuar në 26 Qershor, 2014 12:23

Sting është shfaqur me një intervistë në “Daily Mail” ku ka folur gjerë e gjatë për aspekte të shumta të krijimtarisë dhe të jetës së tij. “DM” ka kapur një moment si titull, atë të kalimit të pasurisë së Sting, që është diku te 180 milionë stërlina, te fëmijët e vet.  Këngëtari i njohur mendon se kjo nuk ka për të ngjarë, pasi ai ka mendimin se ata duhet të punojnë dhe të ecin vetë në jetë. “Të jesh fëmija im nuk është si të jesh në piknik. Është e vështirë për ta. U kam thënë se nuk do të ketë shumë para pasi ne po i shpenzojmë. Fëmijët e mi duhet të punojnë. E dinë këtë gjë dhe rrallë më kërkojnë ndonjë gjë, çka unë e vlerësoj shumë”, ka thënë këngëtari i njohur. Një filozofi që pasqyron edhe historinë e jetës së tij që mesa duket është inçizuar thellë.

http://www.dailymail.co.uk/home/event/article-2662557/Sting-I-earned-mon...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.