Lufta e Parë Botërore, ceremoni në Bosnje në datën 28 qershor. 1914, një vit që sillet si model analize edhe për situatën e sotme

Sarajeva pritet të kthehet në qendër të vëmendjes këto ditë për shkak se në datën 28 qershor aty do të përkujtohet vrasja e Arkidukës Ferdinand nga serbo-boshnjaku Gavrillo Princip, anëtar i organizatës “Bosnja e re”. Është një ngjarje që pranohet se i dha shkas nisjes së Luftës së Parë Botërore, ndonëse analiza historike pranon se ajo ishte konkluzion i divergjencave shumë të mëdha mes fuqive kryesore europiane. Por teksa Europa kujton me dhimbje të pashlyeshme luftën, serbët mendojnë se Princip është hero, një nacionalist. BBC-ja shkruan se sfondi i ngjarjes po shërben si një moment për rigjallërimin e tensioneve, qoftë edhe atyre të reja. Nga ana tjetër, 1914 po vjen në fokus edhe si një model krahasimi për kontekstin e tanishëm politik. Dominque Moisi, një profesor francez dhe këshilltar i Insitutit Francez për Çështjet Ndërkombëtare, shkruante dje në një opionion se krahasimi mes dy kohëve nuk është aspak artificial. Zhvillimet e fundit flasin për një botë që po kultivon dhe po bën sehir tensione shumë të mëdha, të tilla edhe për shkak të instrumenteve të reja të luftës. “Mekanizëm vetëvrasës” e quan ai kapacitetin nbërthamor dhe përhapjen e tij. Në vështrimin e tij ndryshimi i vetëm është mbetja jashtë tensionit e Europës që ka një mekanizëm si BE-ja që e konsideron luftën si të pamundur. Ndonëse siç citon BBC-ja një mësuese historie në Sarajevë “të mësoh historinë në Bosnje është sikur të ecësh në një fushë të minuar”.
http://www.bbc.com/news/magazine-28016999
s.z
Add new comment