Kokëdhima thekson se “Banka e Santos ishte e vetmja bankë shqip”; dhe uron që vrasësit të përfundojnë në ferr

Postuar në 26 Qershor, 2014 13:22

Deputeti i PS-së, sipërmarrësi Koço Kokëdhima, në një deklaratë lamtumire për Artan Santon kujton bisedën e fundit që ka bërë me të. Ka qenë mbrëmë. Dhe më tej, Kokëdhima veçon faktin se banka ‘Credins’ “ishte qysh në themelim dhe do të mbetet dhe pas Santos ndër të paktat banka që mendojnë, dëgjojnë dhe shërbejnë shqip; tek Santo dhe banka e tij kanë gjetur zgjidhje nevojat e biznesmenëve; ai dhe stafi i tij sinjifikonin vetë zgjidhjen!” 

Kokëdhima lë të kuptohet se drejtimi i Bankës do të kalojë në duart e “dy fëmijëve [të tij] të denjë për të vazhduar veprën e tij dhe për të përballuar me dinjitet sfidat e rënda të jetës”. Sipas pronarit të Shekullit, vrasja është kryer nga killer-a me pagesë, dhe ai do të jetojë me shpresën se “ata që urdhëruan këtë vrasje do të përvëlohen në flakët e ferrit!” 

Tekstin e plotë të deklaratës mund ta ndiqni në linkun http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=49815&kat=87

 

Re.Pu.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.