Konferencë për Nolin dhe Revolucionin e Qershorit. “Mungojnë historianët “e djathtë”

Postuar në 25 Qershor, 2014 03:14

Akademia e Shkencave ka përkujtuar dje Revolucionin e Qershorit, një aktivitet që ishte paralajmëruar ditë më parë. Gazetat i kanë lënë vend pasqyrimit të aktivitetit, i cili është marrë me figurën e Fano Nolit. “Mapo” përcjell tri kumtetsa: atë të Nasho Jorgaqit, atë të Paskal Milos dhe atë të Pëllumb Xhufit. Duhet thënë se vlerësimet janë po ato, por Xhufi nuk i ka hequr asnjë presje krahasimit mes Nolit dhe Ahmed Zogut për të cilin është shprehur se përfaqësonte “krahun konservator, obskurantist dhe antikombëtar”. Është një argument i cili sot përfaqëson një gjykim historik, por edhe në kohën e vet ka shenjuar rrugëtimin politik të Shqipërisë, duke i paraprisë asaj ndarjeje të thellë që gjeti shprehjen e vet të madhe sidomos gjatë luftës. Ndërkohë teksa, konferenca është asistuar edhe nga Kryepeshkopi Anastas, që ka vlerësuar Nolin në një prononcim mediatik të vetin, gazetarja Aida Tuci e “Mapos” vë re se mungonin historianët “e djathtë”. Kjo po t’i besohet komentit të Tucit, sepse “organizatorët ishin kujdesur deri në detaje që debati të fashitej në këtë 90-vjetor”. Para disa ditësh dy historianë folën për këtë konferencë dhe shprehën rezerva për  “mungesën e mendimit ndryshe në të”, pa mohuar se ftesat u kishin ardhur. Pra më shumë ka një lloj bojkoti, që do shpresuar që të jetë vendim sovran i tyre.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.