Kor titujsh për statusin

Gazetat e përditshme të Tiranës kanë mbajtur të gjitha si aperturë të tyren çështjen e statusit të vendit kandidat, duke i mëshuar më shumë idesë se çfarë përfitohet nga ky “hap i ri më pranë Europës”. Një analizë më konkrete është dhënë nga gazeta “Mapo”, e cila ka botuar sot një intervistë me shefen e misionit tonë në BE, Mimoza Halii. “Statusi nuk do të ndikojë në jetën e qytetarëve”, thotë Halimi, e cila e krahason vendimin me atë për liberalizmin e lëvizjes. E megjithatë për ambasadoren tonë ky vendim ka shumë rëndësi për Shqipërinë, sidomos në planin politik. Me statusin janë mbushur edhe faqet e komenteve dhe opinioneve, të gjitha në një kor pro integrimit, por me nuancat e pritshme të zbritjes dhe mbledhjes së meritave për qeverinë apo opozitën. Në fund edhe lajmi se qevberia do të organizojë një “festë dinjitoze dhe modeste, ku do të ftohet edhe Sali Berisha”.
s.z

Add new comment