Një bandit serb ekspozon UDB-në. Goluboviç: Më kërkuan të vras një shqiptar

Postuar në 24 Qershor, 2014 11:15

Njeriu i njohur serb i krimit, Kristijan Goluboviç, i cili është shprehur më herët mbi kushtet e të burgosurve shqiptarë në Greqi, ka nxjerrë në shesh të gjithë veprimtarinë kriminale që organizon UDB-ja.

Ai ka folur për rekrutimin që iu bën kjo organizatë kriminelëve, me qëllim që ata t’u shërbejnë qëllimeve që ka UDB-ja, raporton Alsat-M. Në emisionin “Në Qendër” të gazetarit maqedonas Vasko Eftov, Goluboviç ka folur edhe për vrasjen e shqiptarit Enver Hadri. Sipas tij, Enveri mund të jetë vrarë nga dega e UDB-së në Mal të Zi.

“Nuk dihet saktë prej kujt është vrarë. Ata (autoritetet belge) dyshojnë në një ekip malazez. Prokuroria e Belgjikës më ka lutur mua që të jem dëshmitar i mbrojtur dhe ta them këtë që po ua them juve në këtë emision dhe (për vrasjen e Hadrit) të akuzoj njëfarë Veselin Vukotiçi, malazez, të cilin asnjëherë në jetë nuk e kam takuar. Ai ishte arrestuar në Spanjë dhe më pas është transferuar në Belgjikë. Prokurorët belgë erdhën në Serbi më nxorën nga burgu dhe më dërguan në Pallatin e Drejtësisë, ku më thanë: Ne e dimë që ai është autori i vrasjes, ju duhet vetëm ta konfirmoni. Si ta konfirmoj kur unë nuk e njoh atë njeri, ishte përgjigja ime”, ka deklaruar Goluboviç.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.