FIFA përjashton gjyqtarin që i anulloi dy gola Meksikës kundër Kamerunit. Dyshime edhe për rryshfet

FIFA ka përjashtuar gjyqtarin kolumbian Humberto Clavijo, i cili anuloi dy gola, që në përsëritje dukeshin të rregullt gjatë ndeshjes Meksikë-Kamerun, në dëm të amerikano- latinëve. Organi më i lartë i futbollit botëror bëri të ditur se vendimi vjen për shkaqe teknike. Saktësimi i FIFA-s vjen pas akuzave që kanë rënduar mbi gjyqtarin, i cili dyshohet se ka marrë edhe ryshfet. Mjegullnaja mbi gjyqtarët nuk përfundon me kaq. Gjatë ditës se djeshme, Federata Iraniane e Futbollit i dërgoi një ankesë zyrtare FIFA-s në lidhje me trajtimin që i bëri arbitri serb Milorad Mazic skuadrës së tyre në ndeshjen me Argjentinën. Sipas drejtuesve më të lartë të federatës së vendit aziatik, kur rezultati ishte i mbërthyer në shifrat 0-0, kryesori serb i mohoi një penallti flagrante Iranit, pasi Ashkan Dejagah u pengua brenda zone.
a.k
Add new comment