Protestë e tensionuar mbi urën e Ibrit

Vendosja e një barrikade të re mbi urën e Ibrit në Mitrovicë ka rikthyer sërish tensioned dhe përplasjet mes qytetarëve e forcave të rendit. Protesta e mbajtur për të kundërshtuar vendosjen e kësaj barrikade ka sjellë përshkallëzimin e situatës.
Gjatë manifestimit, protestuesit kanë ndezur dy autovetura, një të policisë e një civile. Policia ka përdorur gaz lotsjellës e plumba gome për të shpërndarë turmën prej qindra protestuesish të cilët hidhnin gurë drejt forcave të rendit. Nga kjo përleshje janë shënuar disa të plagosur, si nga protestuesit, ashtu edhe nga forcat e rendit.
n.k
Add new comment