“Të jashtëligjshmit” e Lazaratit, 40 familje nuk mbollën hashash se ishte harram

Hashashi ishte “harram” për të paktën 40 familje të Lazaratit. Nuk kanë mbjellë ndonjëherë qoftë edhe një rrënjë të vetme kanabis sativa, e aq më pak të kenë mbajtur armë apo municion në shtëpi. Këtë nuk e kanë bërë, jo se ishte e jashtëligjshme, por sepse nuk ua lejon islami, thote G.Shqiptare. Bëhet fjalë për 40 familje, besimtarë të devotshëm të fesë islame, që nuk u tunduan kurrë, e as nuk xhelozuan fqinjët e shumtë që pasuroheshin shpejt me kultivim droge.
Këtë nuk e thonë vetëm ata, apo fqinjët e tyre, por e thonë edhe vetë forcat e policisë që prej 4 ditësh po kryejnë kontrolle shtëpi më shtëpi. “Nuk u kemi gjetur asgjë të jashtëligjshme. Ndryshe nga fqinjët, këto familje myslimane, në vend të hashashit kishin mbjellë qepë, domate e perime të tjera”, na thonë disa prej oficerëve të forcave speciale që kanë kryer kontroll në banesat e tyre. Madje një besimtar mysliman, që sapo kishte krijuar familjen e tij të re, kishte preferuar të jetojë në një shtëpi përdhese modeste, duke refuzuar vilën dykatëshe që i kishte dhuruar i ati.
a.k
Comments
hallall muslimanet

hallall muslimanet praktikante. qytetare qe respektojne ligjin deri ne detaj ne kete mocalishten e ilegalitetit. une them qe t'i shkollojme te gjithe per drejtesi e t'i bejme gjykates e prokurore qe t'i japim fund edhe Lazaratit ne drejtesi, sigurisht te gjejme edhe katolike, ortodokse, protestante e bektashinj te devotshem qe jane te gatshem te perballen me kete kriminalitet te gjyqesorit ne Shqiperi.

do ishte mire qe si foto te

do ishte mire qe si foto te nxirrnit xhamine e lazaratit dhe fytyren e hoxhes se nderuar qe ka predikuar per largimin nga nje krim i tille.

Bravo ju qofte, nuk jane

Bravo ju qofte, nuk jane bere pjese integruese e nje rrjeti trafikantesh!

Si mund te depozitojme ca

Si mund te depozitojme ca para per keto familje? A ka mundesi ndonje tv ti intervistoje e te hape nje llogari bankare per ta?

Add new comment