KESH “dëbon” bizneset e mëdha

Postuar në 22 Qershor, 2014 08:43

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm të gjitha bizneset e lidhura në tensionin e mesëm nuk do të blejnë më energji me tarifa të rregulluara nga kompania e shpërndarjes.  Ata do jenë subjekt të kontratave bilaterale me tregtarët dhe do ketë kontakte mes tyre dhe privatëve. “Ata nuk do punojnë më me CEZ, por do jenë të lirë të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në treg”, ka deklaruar për “Top Channel” Entela Çipa, këshilltare në Ministrinë e Energjitikës.

Masa është e parashikuar në ligjin e ri për sektorin energjetik dhe lehtëson jo pak kompaninë publike KESH nga detyrimi për të siguruar energji. Përmes liberalizimit qeveria shpreson ta lehtësojë KESH-in edhe nga detyrimi për të blerë energji nga HEC-et private, të cilët me daljen e bizneseve në treg do të kenë më shumë mundësi për të shitur energjinë.

Për më shumë: http://top-channel.tv/artikull.php?id=280122

n.k 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.