Zyhdi Dajti: Kam zbatuar ligjin, e turpshme që më barazojnë me Florenc Hoxhën

Postuar në 20 Qershor, 2014 10:30

Zyhdi Dajti, Kryeinspektori i INUK, ka reaguar ndaj vendimit të Prokurorisë për arrestimin e tij, duke shprehur ajo që ka bërë gjatë detyrës, ka qenë zbatimi i ligjit. Reagimin e bërë pak minuta para se të dorëzohej në polici në qytetin e Vlorës.

“Që unë kam zbatuar ligjin edhe gjatë detyrës sime në krye të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, kjo nuk mund të vihet në dyshim. Sikundër askush nuk duhet të dyshojë në faktin se unë, që nga ky moment kur jam lajmëruar zyrtarisht nga Policia e Shtetit, do të zbatoj ligjin, do të paraqitem në institucionet përkatëse dhe do të ndjek rrugën ligjore për të vërtetuar pafajësinë time”, ka thënë Dajti.

“Por, ajo ç’ka më bën përshtypje, që nuk mund të rri pa e thënë publikisht, është mënyra e turpshme se si Prokuroria e Përgjithshme ka vepruar në këtë rast, duke kërkuar ndalimin tim, paralelisht me arrestimin e vonuar të një personi që prej vitesh duhej të ishte arrestuar, të një hajduti ordiner, që për vite me radhë ka ushtruar presion dhe dhunë mbi qytetarët e Tiranës, Florenc Hoxhës, simbol i korrupsionit.”, ka shtuar më tej Dajti. S.S

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.